Idrizi: PDK-ja të ndajë fonde për rindërtimin e shtëpive në Veri të Mitrovicës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e PDK-së, Valdete Idrizi, gjatë takimit me banorët e në Veri të Mitrovicës, tha se çdo shtëpi e shqiptarëve në atë pjesë do të rindërtohet.

Idrizi tha se me programin e PDK-së do të ketë fond edhe për bujqësinë edhe për krijimin e një biznesi të ri në pjesën veriore të vendit.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Bashkë me kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj takuam banorët në Veri të Mitrovicës.

U mirëpritëm në shtëpië e piktorit, atdhetarit  dhe heroit Kadri Kadriu.

Shpalosëm programin e #Rimëkëmbjes, e në veçanti trajtimin e veçantë që programi jonë e ka për veriun e Mitrovicës dhe veriun e Kosovës.

Familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri dhe ata që duan të kthehen në pronat e tyre,

#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare.

Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen.

Unë do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm i kësaj ane!

Rimëkëmbje

PDK134 ✅

HoxhajKryeministër

ValdeteIdrizi21

May be an image of 4 people, people standing and outdoors
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme