Idrizi: Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, gëzuar 28 Nëntori

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Kryetarit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, njëherit kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, kryetari i komunë së Vushtrrisë Ferit Idrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë për të shënuar 28 Nëntorin – Festën e Flamurit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Idrizi ka uruar gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, duke përmendur dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe daljen për herë të parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga kryeqyteti i Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve urime 28 Nëntori, kjo datë e lavdishme e kombit tonë që përfshin Pavarësinë e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen për herë të parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, gëzuar 28 Nëntori!”, thuhet në mesazhin urues të Idrizit të postuar në Facebook.

Të ngjashme