Idrizi tregon si është transformuar sheshi “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 11 Kor 2024 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpërndarë disa fotografi ku tregon për transformimin e sheshit të këtij qyteti.

Ai ka thënë se krijimi i hapësirave publike ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre është një nga qëllimet e tij, andaj edhe është bërë rikonstruimi e sheshit “Hasan Prishtina”.

“Krijimi i hapësirave publike ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre është një nga qëllimet tona, andaj kemi bërë rikonstruimin e sheshit “Hasan Prishtina”, ku është bërë zëvendësimi i ulëseve, shportave të mbeturinave, ndriçimit, si dhe rregullimi i amfiteatrit, pasi që të njëjtat ishin të demoluara!
Fotot tregojnë se si ka qenë dhe si është transformuar sheshi”, ka shkruar Idrizi, teksa ka shpërndarë fotografitë se si ka qenë ky shesh dhe si është bërë.

Të ngjashme