Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku ndau pikëpamjet e tij mbi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.
Hasani mohoi që të ketë një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Ministri i Jashtëm ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për avancimin e Kosovës në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian, si dhe këshilloi qeverinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve në koordinim me aleatët sa i takon situatës në veri.