Si pasojë e ciklonit të ardhur nga pjesa veri – perëndimore e kontinentit, që nga mengjesi i së hënës, në pjesën perëndimore të Kosovës, kanë filluar reshjet, e shiut me intensitet prej rreth 13 mm/3/h (13l/m2), të cilat gjatë orëve të mbrëmjes kanë përfshi të tërë vendin.
Kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë dy ditëve në vijim me intensitet me të lartë, ndërsa gjatë ditës së sotme do të bien rreth 40 mm brenda 24 orëve. Gjatë orëve të hershme të ditës së mërkure priten të ndërpriten reshjet.
Kjo gjendje do të ndikoj që edhe rrjedhat lumore sidomos ato me karakter fushor të kenë ngritje të ngadaltë por të qëndrueshme të nivelit të ujit edhe gjatë 3 ditëve në vazhdim, të cilat në disa sektorë të tyre do të dalin nga shtrati duke mundësuar përmbytjen e brigjeve rreth tyre.
Zonat të cilat do të preken më tepër nga vërshimet, pritet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit ë Bardhë me degët Erenikun, Bistrica e Deçanit, Bistrica e Pejës, lumi Istogut, pastaj rrjedha e mesme dhe e poshtme e lumit Ibri, Lepenci, Nerodimja etj.