Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), në një konferencë për media ka publikuar aktivitetin e partive politike ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të tyre, Grupi Parlamentar i AAK-së del të jetë më aktiv me nga 36.2 fjalime për deputet, pasuar nga ai i PDK me nga 33.4 fjalime për deputet.
Po ashtu, sipas IKD tek interpelancat dhe kërkesat për debatet parlamentare, AAK është e para më inicimi.
Në konferencën e organizuar nga Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), u publikua raporti i monitorimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022. Ndër shumë gjetje të publikuara, në këtë raport thuhet se:
Nëse krahasohet numri i fjalimeve me numrin e deputetëve të një grupi parlamentar, atëherë del se deputetët më aktivë kanë qenë ata nga grupi parlamentar i AAK, me nga 36.2 fjalime për deputet, pasuar nga ai i PDK me nga 33.4 fjalime për deputet, ai i LDK me 23.3 fjalime për deputet, ai i LVV me 11.8 fjalime për deputet etj.
Tek tabela nr. 6 – Numri i deklaratave të deputetëve në të gjithë aktivitetin e Kuvendit për vitin 2022, deputeti më aktiv me deklarata është shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ndërsa ndër 20 të parët, janë tre deputetë të AAK-së.
Po ashtu, tek interpelancat dhe kërkesat për debatet parlamentare, AAK është e para më inicimin e këtyre instrumenteve parlamentare, thuhet në njoftimi e Grupit Parlamentar të faqes zyrtare në Facebook.