Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur konferencë për medie ku është publikuar raporti “Dështimet në rastet e shënjestruara” nga monitorimi i rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave dhjetor 2015 – maj 2019″, raporton EkonomiaOnline.
Drejtori i IKD, Ehat Miftaraj ka thënë se Prokurori i shtetit por edhe institucionet e tjera gjatë këtyre identifikimit të shënjestrimit të rasteve më të rënda që për qëllim në baz procedurave standardeve të veprimit kanë pasur sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë të fituar me vepra penale.
“Sot IKD bëri publikimin e raportit lidhur me monitorimin e sistematik të të gjitha rasteve të shënjestruara nga ana e institucioneve të drejtësisë respektivisht lidhet edhe me liberalizimin e vizave. Analiza e rasteve të monitoruara nga IKD del se fatkeqësisht, Prokurori i Shtetit, por edhe institucionet e tjera gjatë këtyre identifikimit të shënjëstrimit të rasteve më të rënda që për qëllim në bazë procedurave standardeve të veprimit kanë pasur sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë të fituar me vepra penale nuk është bërë në bazë të këtyre procedurave duke anashkaluar rastet e rënda, rastet në të cilat mundet të ketë konfiskim të pasurisë dhe duke identifikuar dhe shënjëstruar kryesisht rastet të cilat i takojnë një profili shumë të ulë.
Miftaraj tutje ka thënë se në këtë raport janë gjithashtu është gjetur se 90 përqind të rasteve të trajtuara nga gjykatat del se nuk janë respektuar afatet kohore të procedurës penale, 71 përqind të rasteve të gjithë personat janë liruar nga përgjegjësia penale, ndërsa vetëm 29 përqind të tyre janë dënuar.
“Kur kemi aktgjykime përfundimtare del se nuk është asnjë person i profilit të lartë i dënuar dhe kemi të bëjmë me 0 pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme, me një përmbledhje të shkurtër del se fatkeqësisht prokurori i shtetit por edhe institucionet e drejtësisë janë duke mashtruar vetën, janë duke u munduar ta mashtrojnë popullin, janë duke u munduar ta mashtrojnë edhe faktorin ndërkombëtar ku në emër të liberalizmit të vizave ku në emër të identifikimit të shënjestrimit të rasteve më të rënda, shënjestrojnë rastet të cilat i takojnë një profili jashtëzakonisht të ulët dhe nuk i identifikojnë raste ku mundësia për konfiskuar pasuri kalon në dhjetra ndoshta edhe me qindra miliona euro”, thotë ai.
Ai përmendi disa raste të profilit të lartë, e që prokuroria dhe gjyqësia nuk janë marrë me to.
“Me vet faktin që këto institucione nuk e kanë identifikuar dhe shenjestruar rastin si rastin ‘Toka’ i cili dyshohet se ka pasur përfitim të kundërligjshëm, që kalon mbi 80 milionë euro. Në rastin ‘Ukë Rugova’, ku dyshohet se është përfitimi mbi 2 milionë euro, rastin Pronto, rastin Qemail Mustafa, rasti Pal Lekaj e të tjerët e dëshmojnë që kjo luftë lidhur me identifikimin e rasteve të trajtimit të tyre është më shumë një lloj politike e institucioneve të drejtësisë sesa qëllim në vetë për t’i përmbushur qoftë kriteret për viza qoftë kriteret lidhur me integrimin e Kosovës në BE”, ka përfunduar Miftaraj