IKD kërkon hetim institucional për vdekjen në Liqenin e Ujmanit

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Institucioni i Kosovës për Drejtësi (IKD) kërkon hetim të menjëhershëm lidhur me përgjegjësinë për vdekjen tragjike të 27 korrikut 2025 në Liqenin e Ujmanit.

IKD thekson se moszbatimi i detyrimeve ligjore për caktimin dhe menaxhimin e zonave për larje, promovimi i paqartë institucional dhe mungesa e sinjalistikës kanë krijuar rreziqe serioze për jetën publike.

IKD kërkon ndërprerjen e komunikimit publik të papërgjegjshëm nga zyrtarët që promovojnë larjen në zona të paqena dhe ofron ndihmë juridike falas për familjet e viktimave në ndjekjen e drejtësisë.

Të ngjashme