IKD: KPK-ja e shkeli Ligjin kur e dërgoi edhe njëherë emrin e Blerim Isujat për kryeprokuror

| 03 Nën 2023 | 10:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka konstatuar se Këshilli Porkurorial i Kosovës (KPK) e ka shkelur ligjin kur e propozuar edhe një herë për kryeprokuror Blerim Isufajn te presidentja Vjosa Osmani.

Eranda Zekaj nga ky Institut i tha Ekonomia Online, se veprimi i KPK-së bie ndesh edhe me garantimin e procesit transparent. Madje ajo theksoi që arsyetimi i KPK-së tregon mosprofesionalizëm të lartë.

Sipas saj, emri i njëjtë për kryeprokuror nuk mund të dërgohet dy herë të presidentja, nëse nuk është dekretuar për herë të parë.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi konsideron së dërgimi i propozimit mbi kandidatin e njëjtë për kryeprokuror të shtetit nga ana e KPK-së bije ndesh edhe njëherë më një proces transparent dhe meritor si dhe njëkohësisht kjo bije edhe ndeshë më ligjin mbi KPK-në pastaj edhe me dispozitat e Kushtetutës kjo për arsye së kryeprokurori konsiderohet kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit”.

“Arsyetimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në rastin e propozimit të këtij kandidati për kryeprokuror është referimi në nenin 45 të kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjë që tregon mos profesionalizëm të lartë të Këshillit Prokurorial të Kosovës kjo pasi që neni 45 i Kushtetutës fletë për të drejtën për t’u  zgjedhur, dhe si i tillë ata kanë konsideruar së Presidentja në këtë formë ka shkelur të drejtën për te zgjedhur”.

“…megjithatë Këshilli nuk e ka të qartë që ky nen ka të beje kryesisht për një të drejtë subjektive politike që paraqet të drejtën e çdo qytetari për të zgjedhë apo për të zgjedhur, dhe si i tillë nuk mund të përdorët në një arsyetim të tillë kur kemi të bëjmë për një post publikë më rast të emërimit për mesë konkursit, dhe në këtë formë tregohet edhe mos profesionalizmi i lartë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndryshe nga kjo pastaj ky lloje i përsëritjes së riemërimit të kandidatit të njëjte është paraqitur në ligjin për KPK-në vetëm tek rasti i prokurorëve, dhe jo tek rasti i kryeprokuroreve dhe nuk mund të përdorët pra procesi i njëjtë tek rasti kryeprokuroreve duke pasur parasysh rëndësinë e tij”.

Në këtë letër, ndër të tjera thuhet se KPK mbetet pranë qëndrimit të 8 prillit 2023, për propozimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Në letrën e cila mban datën 25 tetor 2023, thuhet se KPK njoftimin e Presidentes për mosdekretimin e Isufajt e konsideron si “Akt i mosdekretimit”.

Tutje, sipas kësaj letre një akt i tillë sipas KPK ka pikëpamje tërësisht kundërkushtetuese, si në aspektin e bazës kushtetuese ashtu edhe në arsyetimin e tij.

Presidentja Vjosa Osmani më 17 tetor 2023, përmes një konference për medie njoftoi se e ka njoftuar KPK-në që duke u bazuar në shkeljet e evidentuara në proces, nuk mund ta dekretojë Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Të ngjashme