Prishtinë-Instituti Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar edhe në ditën e dytë procesin për pozitën e 21 gjyqtarëve të rinj.
Në procesin me shkrim nga fusha civile kanë fituar të drejtën për t’iu nënshtruar 120 kandidatë, pra ata kandidatë që kanë kaluar me sukses testin kualifikues.
Nga gjithsejtë 120 kandidatë të cilët kanë kaluar testin kualifikues, morën pjesë 117 kandidatë, prej tyre 61 femra, ndërsa 56 meshkuj.
Ky proces po mbahet në qytetin e Vushtrrisë pranë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Ndryshe, ditën e djeshme testit me shkrim nga fusha penale i janë nënshtruar gjithsej 117 kandidatë.
Ky proces, po ashtu, po monitorohet edhe nga OSBE-ja dhe EULEX-i./BetimipërDrejtësi