IKD: Në vitin 2021, KGJK-ja dështoi të bëjë vlerësimin e performancës së 1/3 të gjyqtarëve me mandat të përhershëm

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 10:48 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, raporton Ekonomia Online.

Lavdim Makshana, hulumtues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, foli për progresin dhe regresin që ka shënuar KGJK-ja gjatë vitit 2021.

“KGJK gjatë viti 2021 ka shënuar progres lidhur me miratimin e legjislacionit sekondar, mirëpo regres ka shënuar në miratimin e akteve normative kryesisht me ato që i ka parapa me planin e saj të punës. Fenomen negativ ka qenë mos miratimi i akteve nënligjore të parapara që devijojnë nga ligji për KGJK dhe ligji për gjykatat”, tha ai.

“Sa i përket transparencës mund të thuhet se po ashtu edhe në tërësi sistemi gjyqësor çalon shumë. Këtë e dëshmojnë 520 kërkesa të adresuara nga IKD në KGJK dhe gjykata dhe  vetëm 258 prej tyre janë kthyer pozitive, në disa raste s’ka pas përgjigje fare”, tha ai.

Ai njoftoi se nga 29 takime të mbajtura nga këshilli janë nxjerr 431 vendime, ndërsa janë publikuar 418 përfshirë edhe ato disiplinore.

“Sfidë për KGJK është trajtimin i kërkesave për qasje në dokumente publike. Gjatë 2021 KGJK ka dështuar në themelimin e degëve të gjykatave”, tha ai.

Tutje Makshanashtoi se në vitin që lamë pas KGJK-ja, dështoi të bëjë mbajtën e performancës së gjyqtarëve me mandat të përhershëm.

 “IKD i rikujton KGJK-së që plani vjetor i punës ka rendësi jetike për ngritjen e cilësisë së punës dhe në përgjithësi për ngritjen e cilësisë në administrimin e drejtësisë. Plani vjetor i punës nuk është vetëm një dokument formal i cili vetëm duhet të miratohet, por është një dokument strategjik për të ngritur cilësinë e planit brenda një viti kalendarik”, tha ai.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 KGJK kishte dështuar të bëjë vlerësimin e performancës së 1/3 e gjyqtareve me mandat të përhershëm.

“Një nga skandalet është përgjimi i ish anëtarit të KGJK  dhe ish gjyqtari Driton Muharremi, ai tha se kjo përbën një skandal të madh më të cilin u ballafaqua gjyqësori në vitin e kaluar, ku pas kësaj afere, Muharremi ishte dorëhequre nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Ndërsa, hulumtuesi Mirvet Thaqi deklaroi se KPK gjatë vitit të kaluar kishte treguar mungesë efikasiteti në nxjerrjen e akteve nënligjore në krahasim me vitin paraprak. Po ashtu, ky institucion sipas Thaqit, nuk kishte nxjerrë as aktet nënligjore të përfshira në Planin e saj të Punës e as ato që derivojnë nga Ligji i ri për KPK-në.

Sa i përket llogaridhënies dhe transparencës së KPK-së, Thaqi tha se ky institucion ka publikuar Raportin Vjetor të Punës dhe të Prokurorit të Shtetit brenda afateve ligjore, si dhe ka përfunduar vlerësimin e performancës për të gjithë prokurorët. Gjatë vitit 2021, sipas Thaqit, përqindja absolute e vendimmarrjes në Këshill ka qenë lirim i prokurorëve nga përgjegjësia disiplinore, derisa masa më e rëndë disiplinore e shqiptuar ka qenë vërejtja jo publike me shkrim, çka paraqet një qasje amnistuese të Këshillit në disiplinimin e prokurorëve që përfshihen në shkelje disiplinore. Sipas Thaqit ka pasur mangësi në transparencë sa i përket përgjigjeve në kërkesat për qasje në dokumente publike, publikimit të vendimeve të KPK-së si dhe të publikimit të vendimeve në gjuhën serbe.

Edhe këtë vit, sikurse në vitet e kaluara, IKD ka gjetur se KPK ka vazhduar me praktikën e avancimit të prokurorëve në emër të transferimeve, pa kaluar përmes institutit të konkursit.

Thaqi ka thënë se zgjedhja e Jetish Malokut si kryesues të KPK-së në janar të vitit 2021 ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme, pasi që ky i fundit kishte qenë anëtar i këtij institucioni gjatë viteve 2011-2015.

Thaqi ka thënë se vendim skandaloz i nxjerrë nga KPK ka qenë edhe ai për detyrimin e një ish-prokuroreje që të ndjekë trajnime tre muaj para pensionimit, për shkak të performancës së pamjaftueshme. Një vendim i tillë sipas Thaqit përveçse skandaloz, është edhe i padobishëm për vet sistemin prokurorial, pasi me daljen në pension të prokurores, KPK nuk mund të përfitojë asnjë dobi profesionale nga e njëjta.

Përpos kësaj, Thaqi tha se KPK ka treguar qasje selektive me rastin e trajtimit të akterëve të përfshirë në përgjimet e publikuara në media. Sipas tij, KPK kishte reaguar konform legjislacionit në fuqi ndaj përfshirjes së një ish-prokuroreje në këto përgjime, ndërsa ky institucion nuk kishte iniciuar fare procedurë hetimore disiplinore ndaj ish-Kryeprokurorit të Shtetit, ndonëse veprimet e këtij të fundit kanë qenë pothuajse identike me ato të ish-prokurores së degraduar.

Të ngjashme