Kryeministri Kurti nuk është prezent në seancën ku po diskutohet për Kodin Civil.
Lidhur me këtë, Teutë Rrusta e PSD-së thotë se Qeveria Kurti është konservatore, patriarkale dhe patronizuese.
“Mungesa e Kryeministrit në diskutim për Kodin Civil është ikje nga përgjegjësia. Është strukje. Nëse ai nuk merr pjesë në kodet dhe rregullat bazë që e konstituojnë shoqërinë, atëherë nuk di ku merr pjesë. Liritë dhe të drejtat e njeriut janë shqetësim për të.
“Kur Kurti don, krejt deputetët e Vv-s i vendosë në radhë. Por kur ky don, jo kur shoqërisë i duhet. Qeveri konzervatore. Patriarkale. Patronizuese”.