Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.
Por, ky institut iu ka kërkuar atyre që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbajnë distancën 2 metra, të bartin maska dhe mbajnë higjienën e duarve dhe higjienën personale.
“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale”.
“Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile. Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”./kk