Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pas urdhëresës së lëshuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndalimin e mjeteve piroteknike, ka lëshuar një apel për këto të fundit.
IKShPK, ka apeluar tek qytetarët që të mos hidhen mjete piroteknike përgjatë festave të fundvitit.
Sipas Institutit, statistikisht, për çdo festë të fundvitit pësojnë lëndimi minumi 100 persona.
“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, apelon IKShPK.