IKShPK apel të moshuarve: Mos dilni nga shtëpia

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike iu ka bërë apel të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ata përmes një njoftimi për media kanë bërë thirrje që ata t’iu përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata tutje kanë bërë thirrje që të mbahet distancë për dy metra dhe të aplikohen masat e nevojshme higjienike.

“Na ndihmoni pak që t’iu ndihmojmë shumë, së bashku ne mundemi dhe ia dalim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme