IKShPK: Dy raste me malaria këtë vit, situata epidemiologjike nën kontroll

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 18:16 | Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se situate epidemiologjike me malaria në Kosovë është nën kontroll dhe se numri i rasteve të pacientëve të prekur nga malaria që nga periudha e pasluftës është gjithsej 7. Këto pohime IKShPK I ka bërë nëpërmjet një komunikatë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën e pasluftës në Kosovë (1999-2018) ka raportuar gjithsej 7 raste me Malarie, prej të cilave 2 rasteve të reja të sëmundjes së malaries në vitin 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Që të dyja rastet e vitit 2018, sipas këtij instituti, janë importuar nga shtetasit kosovarë pas qëndrimet në vendet e Afrikës.

Gjithashtu, IKShPK ka treguar se çfarë është malaria, si shkaktohet, simptomat dhe detaje të tjëra që mund t’i ndiqni më poshtë në komunikatën e plotë të tyre

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme