IKShPK-ja dhe KRU “Prishtina”: Cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

IKShPK-ja dhe KRU “Prishtina” kanë dalur me një njoftim të përbashkët lidhur me cilësinë e ujit pas reshjeve në Kosovë.

Sipas këtyre dyjave cilësia e ujit është brenda parametrave të paraparë.

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilesine e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe. Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tash cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikone në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione/reduktime me orar të caktuar. Në këtë situatë, qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit. Bunaret / puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurtë e posaqërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme