Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë sërish thirrje për zbatimin e masave anti-COVID, sidomos tash që është paraqitur edhe varianti i ri i virusit SARS CoV-2.
IKSHPK-ja përmes një komunikate ka bërë pesë rekomandime e gati të gjitha prekin më së shumti partitë politike, që tash e disa javë po organizojnë tubime të mëdha me simpatizantë në hapësira të mbyllura.
Në pikën 3, IKSHPK-ja ka rekomanduar “Ndalim rigoroz i tubimeve, sipas vendimeve në fuqi”.
Me vendimet në fuqi, nuk lejohet pjesëmarrja e më shumë se 30 vetave në hapësira të mbyllura dhe e 50 vetave në hapësirë. Ditëve të fundit, vetë liderët partiakë kanë postuar foto në rrjete sociale ku kanë organizuar tubime me qindra veta në salla të dasmave, pa maska e pa distancë.
Në pikën 4, IKSHPK-ja ka rekomanduar respektim rigoroz të masave kufizuese në aktivitetet publike, gjë që nuk është rast me partitë politike ditëve të fundit.