Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar një porosi për qytetarët mëngjesin e ditës së sotme.
Ata kanë bërë të ditur se puna aty po vazhdon pa ndërprerë.
Të njejtët kanë kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maskat në mënyrë që t’i mbrojnë të afërmit e tyre.
“Mbani maska, mbroni te afërmit tuaj! Në punë maskat obligative! Virusi është gjithandej!”, thuhet në reagimin e tyre.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.
11 persona ndërkaq kanë ndërruar jetë.