IKShPK-ja teston qytetarët për Covid-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 09:20 | Nga Erdonita Hebibi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën do të bëhen testime për Covid-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online. Testimi do të bëhet prej orës 9:30 deri në 13:00.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani tha se tashmë numri i rasteve ka rënë dhe se janë në shërbim të qytetarëve për t’ia lehtësuar mundësinë e bërjes së testit.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe do jemi edhe në pika tjera ku ata të kenë mundësinë të bëjnë testin e Covidit”.

Mes tjerash Ramadani tha që deri tani testin kanë bërë deri në 30 qytetarë dhe jemi duke pritur edhe më shumë fluks, raporton EO.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe janë të gatshëm të bëjnë testin, pasi në laboratorët privat kushton shtrenjtë.

Enver Sahiti pas testimit në një prononcim për EO tha që kjo është një mundësi e mirë pasi në laboratorët privat testimi po kushton shtrenjtë.

“Nuk kam pasur ndonjë simptomë, por vetëm për siguri desha ta bëjë dhe është një mundësi shumë e mirë pasi në klinikat private po kushton”.

Të ngjashme