Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) gjatë së mërkurës nuk ka filluar testimin e qytetarëve sipas orarit të paraparë nga ora 08:00 e mëngjesit.
Për këtë vonesë nga Instituti i kanë thënë Ekonomia Online se ajo ka ndodhur për shkak të rregullimit të ngrohjes në ambientimin e hapësirës ku po kryhen testimet.
Kurse qytetarët që ishin duke pritur për tu testuar thanë se nuk kanë pritur gjatë dhe se rezultatet po u jepen shumë shpejt.
Shefqet Krasniqi tha që nuk ka pritur gjatë për testim. Ai ka sqaruar se nuk ka informacione sa i përket varantin të ri të Covid-19.
“Nuk kam pasur simptoma, por një ftohje dhe me rekomandim mjekut kam ardhur”.
“Normal që kam frikë, na me maska ata pa maska nëpër mitingje”.
Kurse Fatmir Selmanaj ka ardhur me bashkëshorten për testim si pasojë e disa simptomave që kanë pasur.
Sa i përket variantit të ri ai tha që nuk kemi edhe shumë informata, raporton EO.
“Kemi frikë, por nuk kemi edhe shumë informata për këtë variantin e ri”.
Deri në orën 10:00 janë testuar rreth 150 persona për Covid-19.