Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët lidhur me mbrojtjen nga temperaturat e larta.
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Po ashtu, është rekomanduar përdorimi i kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.
“Shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës. Përdorni kapelë, syze dielli dhe krem mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV. Konsumoni mjaftueshëm ujë dhe lëngje pa sheqer”, thuhet në këshillat e publikuara nga IKSHPK.