IKSHPK: Prishtina, Prizreni e Podujeva me numrin më të madh të të prekurve nga gripi sezonal

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate bën të ditur se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj.

Sipas IKSHPK-së, prej 01 tetor deri më 04 dhjetor 2019 në këtë institut janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta në grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut (SARI), transmeton Koha.net. Këto rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të atyre me popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve të tilla raportohen nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por nuk kalon pragun epidemik.

Prej 01 tetor 2019 deri më 04 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta në Grip.

Në Qendrën Kombëtare të Gripit, në IKSHPK, me 4 dhjetor 2019 janë izoluar dy rastet e para të Gripit tipi A.

Në Klinikën Infektive, në SHSKUK, janë të hospitalizuar 2 rastet pozitive në Gripin A në gjendje stabile shëndetësore, njëri nga rastet ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese me Infiltratio pulmonum, HTA, ICV, Hiperplazio prostate, Insuficiencë renale.

Gjithashtu, IKSHPK apelon te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

“E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Zyrtarët e IKSHPK-së tërheqin vërejtjen se virusi bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal.

Si të mbroni veten dhe të tjerët:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisē familjare;

• Të redukohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;

• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore;

• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve;

• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes;

• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara;

• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi;

• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni;

• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit;

• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni;

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik.

“E drejta e juaj është ta mbroni shëndetin tuaj!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit dhe është në gjendje gatishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë”, përfundon

Të ngjashme