Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një apel të ri tek qytetarët që t’ju përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 meqë virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Sipas IKShPK, qytetarët duhet të ndjekin me doemos udhëzimet për distancën fizike si dhe mbajtjen e maskave, duke përsëritur që pastrimi i duarve me kujdes nga 20 deri në 30 sekonda është i domosdoshëm.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes 20-30 sekonda!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!