Ilaç premtues për humbje në peshë

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 20:39 | Nga

Një studim madhor ka treguar rezultate premtuese për sigurinë e një ilaçi për humbje në peshë, i cili është i qasshëm në SHBA.

Në studimin e publikuar në Revistën Mjekësore “New England”, është thënë se personat e rritur që përdoren ilaçin për dobësim “lorcaserin” kishin humbur mesatarisht 4 kg brenda 40 muajsh.

Gjithashtu është thënë se ky ilaç, që funksionon duke ulur ndjenjën e urisë, nuk i vendosë konsumuesit në rrezik më të madh për sëmundje në zemër.

Megjithatë ekspertët kanë theksuar rëndësinë e ndryshimeve afatgjate të jetesës për të arritur humbje të peshës efektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme