Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga alergjia ndaj polenit dhe pluhurit
Lulëzimi i disa bimëve dhe poleni sërish sulmon. Ata të cilët vuajnë nga alergjitë theksojnë që mjafton të dini për trukun me vazelinë dhe telashet të eliminohen.
Besojmë që keni provuar të gjitha metodat e mundshme të shërimit dhe preventivës nëse keni problem me alergjinë ndaj polenit dhe pluhurit, pra edhe ato që keni marrë tej mase antihistaminikë.
Besojmë edhe që keni menduar që të mbylleni në shtëpi derisa të tjerët kënaqen me rrezet e diellit.
Mirëpo kjo nuk është zgjidhja. Ajo pikërisht qëndron në kutinë e zakonshme të vazelinës, e cila mund t’ju çlirojë nga të gjitha telashet që i keni – nga teshtitja e pandërprerë, kukunjazi, ënjtja e syve, gërvishtja në fyt dhe rraskapitja.
Si mund të ndihmojë vazelina?
Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga ethet e pluhurit të luleve, përkatësisht nga alergjitë kronike ndaj polenit dhe pluhurit, betohen në atë që vazelina u ndihmon.
Truku qëndron në atë që të qitni një shtresë të vogël vazeline me shkopth të veshëve sa më thellë në gavrat e hundës.
Është e mundshme që kjo ju duket si metodë plotësisht e krisur, mirëpo vërtet ndihmon.
Në të vërtetë, vazelina mbledh grimcat e polenit dhe pluhurit dhe pastaj ato më nuk futen në sistemin tuaj, ndërkaq organizmi mbrohet.