Dy ilaçe që po konsiderohen shpëtimtare për të trajtuar pacientët me Covid-19, remdesivir dhe tocilizumab, po jepen me sasi të limituar por ato po shiten në norma të larta në treg të zi.
Kështu thotë një hulumtim i kryer në Indi nga BBC ku kanë intervistuar dëshmitarë të shumtë të cilët për një shumë të caktuar të mjeteve, ua siguronin atë për pacientët të cilët kishin nevojë.
Meqë njëri prej pacientëve në Delhi kishte gjendje të përkeqësuar shëndetësore si pasojë e Covid-19, atij iu përshkrua remdisivir – por që ky ilaç nuk ishte në dispozicion askund.
Abhinav Sharma thotë se xhaxhai i tij kishte ethe, temperaturë shumë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.
“Pas dhjetëra thirrjeve, kam paguar shtatëfishin e çmimit, për të marrë ilaçin’’.
”Unë kam qenë i gatshëm të paguaj çdo çmim me të vërtetë, por ndjej dhembje për njerëzit që nuk mund ta përballojnë atë”, tha ai.
Po ashtu thuhet se nuk është kjo e vetmja familje që u përballën me tregun e zi meqë ilaçet për të cilat kishin nevojë nuk gjendeshin në farmacitë lokale.
”Disa thonë se janë detyruar të paguajnë çmime të tepruara për ilaçin – shumë prej atyre që përfundojnë në një treg ilaçesh në Delhi i vjetër”, thotë një banor indian.
BBC ishte në gjendje të lidhej me njerëzit që punojnë në treg, të cilët thanë se mund ta siguronin ilaçin, por për çmimin e duhur.
“Unë mund t’ju marr tre shishe – por secila do të kushtojë 30,000 rupi (354.79 Euro), dhe ju duhet të vini menjëherë’’, citohet të ketë thënë një burrë, i cili pretendoi se punonte në “biznesin e ilaçeve”.
Çmimi zyrtar për çdo shishe është 5.400 rupi (0.064 Euro), dhe një pacient zakonisht ka nevojë për pesë deri në gjashtë doza.
Një burrë tjetër citoi 38,000 rupi (449.41 Euro) për shishe.
Kërkesa për remdesivir nxitet nga fakti se ky medikament ka arritur të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave Covid nga 15 ditë në 11 në provën klinike në spitalet në të gjithë botën.
Ekspertët kanë paralajmëruar se nuk është ”zgjidhja magjike kjo”, por në mungesë të ndonjë ilaçi të provuar, mjekët po e përshkruajnë atë gjithnjë e më shumë në Indi me kërkesa në Delhi dhe qytete të tjera indiane.
BBC ka mësuar për disa raste të ngjashme kur familjet e pacientëve në Delhi dhe rrethet fqinje duhej të paguanin çmime të tepërta për remdesivir.
Disa thonë se ata madje shpenzuan edhe kursimet e jetës së tyre për të blerë ilaçin – vetëm për t’i dhënë një të dashuri një shans për t’i mbijetuar luftës ndaj koronavirusit.
Arsyeja kryesore për këtë lloj përfitimi duket të jetë një hendek masiv midis ofertës dhe kërkesës.
Kompania biokimike Gilead Sciences me qendër në SHBA, të cilat fillimisht zhvilluan remdesivir për të trajtuar Ebola, ka lejuar që katër kompani indiane – Cipla, Jubilant Life, Hetero Droga dhe Mylon – ta prodhojnë atë në Indi.
Sidoqoftë, vetëm Hetero – një prej këtyre kompanive e ka prodhuar deri më tani.
Kompania ka shpërndarë 20,000 doza të ilaçit midis pesë shteteve dhe i tha BBC-së se nuk ishte e sigurt se si po ndodhte “rrjedhja”.
“Ne nuk u kemi dhënë ilaç shpërndarësve tanë”.
”Sipas udhëzimeve, ne kemi furnizuar direkt shishet në spitale”, ka thënë nënkryetari i Hetero, Sandeep Shahstri.