Kornizë e re e Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 13:16 | Nga

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, priti në takim Shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, Mantovanelli prezantoi Kornizën e re të Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës.

Në veçanti, u diskutuan zhvillimet në sektorin e energjisë, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan prioritetet në kuadër të agjendës Evropiane, me ç’rast zëvendësministri Ilazi prezantoi prioritetet kyç që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së Bankës Botërore për institucionet e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme