Ilir Daja ankohet për orarin e ngjeshur, arsyeton humbjen e parë në kampionat

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 17:55 | Nga Ekonomia Online


Drita fitoi derbin e sotëm ndaj Ballkanit.

Skuadra nga Gjilani arriti ta mposht Ballkanin e Ilir Dajës me rezultat 0-2 falë golave të Simonovskit dhe Besnik Krasniqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ilir Daja trajner i Ballkanit u ankua për orarin e ngjeshur të Ballkanit duke thënë se suporti nga Federata e Kosovës po mungon pasi që të vetmën mbështetje deri tani e kanë ndeshjen e shtyer ndaj Malishevës.

“Nuk mundemi me gjithë këtë intensitet të kemi vazhdimësi të rezultateve, u detyruam të bëjmë rotacione, ankohen edhe ekipet e mëdha për ndeshjet e ngjeshura e jo ne këtu në Kosovë. Kishim paraqitje të mirë, nuk kam çfarë t’i kërkojë më shumë këtij ekipi, skuadër që po bënë historinë”.

“Suportin e vetëm që e morëm nga liga jonë është vetëm ndeshja e shtyerë ndaj Malishevës. Në fund fare nuk mundemi më shumë”, tha Daja gjatë intervistës pas ndeshjes për “Art Sport”.

Të ngjashme