Ilir Deda: Kosova humbi shansin për liberalizim të vizave

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 08:03 | Nga

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës Ilir Deda, ka deklaruar në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini e Telegrafi.com se në Komisionin Evropian ka ekzistuar vullneti që Kosova të shkonte në pako me shtetet tjera sa i përket lëvizjes së lirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Ata kanë pas shumë dëshirë që na me qenë bashkë me një listë me Gjeorgjinë e Ukrainën sepse kanë thënë e kemi ma lehtë nëse tri shtetet e marrin liberalizimin e vizave edhe na kanë lut gjejeni mënyrën qysh keni me zgjidh demarkacionin dhe natyrisht që e kemi humb shansin sepse tash jemi në një situatë tjetër”, ka deklaruar Deda.

Sipas tij klasa politike ka dështuar për të zgjidhur problemin e demarkacionit që 22 muaj përshkak të papjekurisë politike.

“Na për liberalizim të vizave jemi duke çaluar përshkak të papjekurisë politike që për me u marrë vesh që 22 muaj për demarkacion. Dhe fatura u vishet atyre që janë në Qeveri dhe do të thotë se ne që 22 herë kemi mundur me u marrë vesh në 22 muaj të paktën, ose 44 herë qysh me zgjidh demarkacionin”, ka deklaruar Deda në emisionin “Përballje”.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit MuhametHajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme