Ilir Deda, nënkryetar i partisë më të re në vend, Alternativa e ka quajtur PDK-në parti të tretë në Kosovë.
Deda madje e ka thënë që është partia e Kadri Veselit ajo që do të formojë opozitën e re të Kosovës, sado që PDK-ja , në koalicion me AAK-në dhe Nismën, kanë dalur koalicioni më i votuar nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, me rreth 34 për qind të votave.
“Zyrtarët e ndryshëm të PDK-së vazhdojnë të shesin mjegull – atë që e bëjnë më së miri. PDK si partia e tretë në Kosovë, me rreth 22 deputetë, është opozita e re tash pas 11 qershorit. Fyerjet dhe arroganca e tyre e tregon më së miri përgatitjen e tyre për opozitë. Qasje e padenjë për çfarëdo opozite”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.