Në prag të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së vjen një krijim muzikor kushtuar familjes Jashari.
Janë Ilir dhe Korab Shaqiri, dy artistët e njohur që kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt në kujtim të fëmijëve të vrarë të familjes Jashari, shkruan GazetaExpress.
“Ata u bënë dritë”, mban titullin kënga, në videoklipin e së cilës shfaqen emrat e atyre që ranë së bashku me 56 anëtarët e tjerë të familjes.
Teksti i këngës është shkruar nga Ilir Shaqiri ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Korab Shaqiri.
https://www.youtube.com/watch?v=vWwpm53KWhU