Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati ka vizituar fshatin Blakaj dhe Tomoc.
Në një postim në Facebook, Ferati u shpreh se këto fshatra i janë përgjigjur gjithmonë LDK-së.
“Blakajt e Istogut dhe Tomoci i janë përgjigjur gjithmonë LDK-së, të gatshëm për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.
