Ilir Ferati mikpritet nga familja Mehaj, diskutohet për investimet e nevojshme që iu shërbejnë banorëve

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Ilir Ferati, kryetar i Istogut që garon edhe për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka shkuar në shtëpinë e familjes Mahaj, ku tha se gjetën mikpritje.

Ferati se diskutuan për fshatin Dubovë dhe rëndësinë e investimeve që t’iu shërbejnë banorëve.

“Në shtëpinë e familjes Mahaj gjetëm mikpritjen e takimit të radhës. Diskutuam shumë për fshatin Dubovë, kryesisht mbi rëndësinë e investimeve që u shërbejnë banorëve në jetën e tyre të përditshme. Së bashku e vazhdojmë rrugëtimin e nisur. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati. 

Të ngjashme