Kryetari i Istogut dhe njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Ilir Ferati ka vizituar fshatin Kovragë për nderë të Ditës së Mollës.
Në një postim në Facebook Ferati bëri të ditur se puna e palodhur e banorëve të këtij fshati janë pasuri e madhe për gjithë komunën.
“Festa e mollës, festa e punës në Istog!
Edhe këtë vit festojmë Ditën e Mollës në Kovragë, aty ku molla është traditë dhe krenari për Istogun, duke na dalluar për sasi e cilësi. Përkushtimi dhe puna e palodhur e banorëve të këtij fshati janë pasuri e madhe për gjithë komunën. Ju falënderoj nga zemra dhe uroj që këtë festë ta gëzojmë edhe për shumë vite së bashku. Ne do të vazhdojmë të jemi krah jush, krah njerëzve punëtorë të Kovragës”, ka shkruar ai.