Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut ka vizituar fshatin Cerrcë.
Në një postim në Facebook, Ferati tha se përkrahja vazhdon dhe se për këtë mban përgjegjësi.
“Në truallin e Isa Rexhajt i kemi dyert e hapura për LDK-në, ku kaluam çaste të këndshme me familjen dhe me kandidaten tonë, Liridonën. Përkrahja vazhdon në Cerrcë, aty ku ka nisur. Me përgjegjësi të lartë, mbajmë krenari për këtë trashëgimi politike”, ka shkruar ai.