Ilir Ferati takohet me gratë e Istogut: U diskutua për forcën dhe mirëqenien e gruas në institucione

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Istogut dhe njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Ilir Ferati ka zhvilluar një takim me gratë e kësaj Komune.

Në një postim në Facebook, Ferati tha se gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën.

“Gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën, gjë që u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ku u diskutua për forcën dhe mirëqenien e gruas në institucione dhe më gjerë. Lubozhdë e Liridonë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme