Ilir Ferati viziton Gurrakocin: Momentet që ndajmë së bashku do t’i çmojmë gjithmonë gjatë rrugëtimit tonë

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Istogut që garon edhe për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati ka vazhduar takimet me qytetarë.

Në një postim në Facebook, Feratit bëri të ditur se ka vizituar familjet Kabash dhe Fetahaj në Gurrakoc të Istogut.

Kryetari njoftoi se temë diskutimi ishte ndërmarrja e hapave të ardhshëm.

“Përveç diskutimeve për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim në zhvillimin e mëtejshëm të fshatit, momentet që ndajmë së bashku, pikërisht si këto, do t’i çmojmë gjithmonë gjatë rrugëtimit tonë. Jam i nderuar të shpalos programin para jush”, ka shkruar ai.

Të ngjashme