Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka reaguar në lidhje me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi deputetë të këtij subjekti kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që të shpallen të vlefshme votat e ardhura me vonesë nga Serbia.
Gashi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se VV-ja shkelë mbi idealin kombëtar për interesin e pushtetit.
Statusi i plotë i tij:
E kujt t’i besojë votuesi i saj?
Vetëvendosjes së 13 tetorit, apo Vetëvendosjes së 12 nëntorit?
Shqiptarë të dashur lexojeni edhe ju vetë se si Vetëvendosje është në gjendje për interesin e pushtetit të shkelë mbi idealin kombëtar.
VV 13 tetor 2019 –
“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhet ndër të tjera në reagim.”
VV 12 nëntor 2019 –
Lëvizja Vetëvendosje ankon në Gjykatën Supreme për të mos i përjashtuar nga rezultati votat nga Serbia.
Për 3 ulëse në parlamenat është në gjendje të shkelë mbi secilin parim e ideal kombëtar! 3 ulëse që do të zëvëndësohen nga 3 deputetë shqiptarë.
Kjo është Vetëvendosja që akuzonte se e keni kthyer kokën nga Beogradi. E sot? Kjo është Vetëvendosja që jo veç kokën por edhe Shpresën e ka varur në Beograd.
Po dalin profetike fjalët e Kadri Veselit që në Kuvend i ka pas thënë Al-binit: “ki me sjell Serbinë në Kosovë”!