Shefi i kabinetit të Zyrës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka njoftuar se Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që ndërtimi i rrugës “A” tani për tani është pezulluar.
Këtë e ka bërë të ditur Kërçeli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook .
“Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhuri që të ruhet interesi publik”, thuhet në njoftimin e tij.