Ilir Latifi mposht rusin Aleksei Oleinik në UFC

LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 01: Ilir Latifi of Sweden reacts after his victory over Aleksei Oleinik of Ukraine in a heavyweight fight during the UFC Fight Night event at UFC APEX on October 01, 2022 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Jeff Bottari/Zuffa LLC)
Prishtinë | 02 Tet 2022 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Ilir Latifit dhe Aleksei Oleinik në UFC, më në fund u zhvillua gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi u shty dy herë.

Latifi arriti ta mposht veteranin rus 45-vjeçar, pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Ai i dominoi tri raundet ndaj rusit, për t’u shpallur fitues në fund, transmeton Klankosova.tv.

Kjo përballje ishte planifikuar të zhvillohej gjatë muajit mars në UFC Columbus, por që Latifi ishte tërhequr për shkak të një problemi me shëndet.

Ndeshja ishte shtyrë për një javë më vonë, por që për herë të dytë kishte dështuar të mbahej.

Përballja mes dyshes u mbajt gjatë mbrëmjes së kaluar, ku Latifi e mposhti rusin, anise ishte i pamposhtur në dy përballjet e fundit.

Të ngjashme