Ilir Meta për Kolë Berishën: Aktivist i palodhur i çështjes kombëtare

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha.

Meta tha se urtësia dhe veprimet e mençura politike të tija do të kujtohen gjithmonë me nderim.

Ai theksoi se Kolë Berisha, ishte aktivist i palodhur i çështjes kombëtare.

“Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës”.

Kreu i shtetit shqiptar shtoi se kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!

Shkrimi i plotë:

Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.
Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!
Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!
Të prehet në paqe!

Të ngjashme