Imami nga Peja vdes aksidentalisht në xhami

Pejë | 12 Pri 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme.

Shkak i vdekjes ishte një incident me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.

Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme”

“Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakaj i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar.

Të ngjashme