Imami planifikon të ndërtoj xhami për homoseksualët në Australi

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 13:17 | Nga

Imami i parë homoseksual në Australi po planifikon të hapë një xhami për myslimanët homoseksualë.

Nur Warsame, i cili publikisht më 2010 tregoi për orientimin e tij seksual, dëshiron të hapë një xhami në Melbourne për të rinjtë të cilët kanë probleme nga familjet e tyre për shkak të orientimit seksual.

Imami me prejardhje nga Somalia thotë se është në bisedime me disa filantropë për të ndërtuar një xhami të refugjatëve në një lokacion të mbyllur për myslimanët që kanë përjetuar dhunë nga familjet e tyre dhe komunitetet.

“Kam shtatë njerëz në apartamentin tim njëdhomësh… sepse ishte jetë a vdekje për ta”, ka thënë ai për “ABC” duke shtuar se atyre iu ishte dashur të largoheshin nga familjet e tyre. “Një nga gjërat më esenciale që ju duhet të rinjve tanë është siguria dhe shtëpitë e rehatshme.

Warsane është në bisedime edhe me policinë për të ndërtuar xhaminë e tij të veçantë, transmeton Albinfo.ch.

Homoseksualiteti është i ndaluar me sistemin ligjor islam.

Pjesët e Australisë me më shumë myslimanë votuan ashpër kundër ligjit për lejimin e martesave të homoseksualëve vitin e shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme