Kastriot Imeri ka kontribuar me një asistim te Servette që mposhti kampionin e Zvicrës, Young Boys me rezultatin 2:1. Imeri asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 76-të në ndeshjen që Servette e fitoi në shtëpi të dielën, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës zvicerane. Në fushë, Imeri u inkuadrua në minutë ne 69-të. Me këtë fitore, Servette është forcuar në vendin e tretë me 47 pikë sa ka edhe Baseli në vend të dytë.
Ndërkohë, në fitoren e Zuerichut ndaj Luganos me rezultatin 3:0, titullar ishin Fidan Aliti, Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë dhe në vend të tij hyri Lindrit Kamberi. Aliti ndeshjen e mbylli me një karton të verdhë.