Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Brescia.
Mysafirët arkëtuan pikët e plota duke fituar këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Ishin vendasit ata që e nisën më mirë këtë takim duke kaluar në epërsi në minutën e 18 të ndeshjes përmes Mario Balotellit.
Por, në minutën e 40 Brescia mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Cistana u ndëshkua me karton të kuq.
E këtë e shfrytëzoi Lazio që arriti të shënojë dy herë, përmes sulmuesit Ciro Immobile.
Sulmuesi italian shënoi në minutën e 42 dhe 90+1.
Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 39 pikëve dhe mban vendin e tretë, derisa Brescia në vendin e 18 ka 14 pikë.