Importi arrin mbi pesë miliardë euro për nëntë muaj

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues. Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë mbi pesë miliardë euro, vetëm nga muaj janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Vlera e importit në Kosovë është rritur me rreth gjysmë miliardi euro në periudhën janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahas importit në vlerë 5 miliardë e 66 milionë euro, gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, sasia e mallrave të importuara është rritur për rreth 350 milionë kilogramë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ani se sasia e përgjithshme e mallrave për këtë periudhë mbetët më e ulët se vlera e tyre.

Sa i përket sasisë së mallrave të importuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova importoi mallra mbi 4.2 miliardë kg, 3.9 miliardë kg gjatë periudhës së njëjtë 2024, 3.7 miliardë kg në janar – shtator 2023 dhe 3.5 miliardë kg mallra në janar-shtator 2022.

Të ngjashme