Ministri i Infrastrukturës dhe Trasportit, Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj kanë marrë pjesë në improvizimin e rreth rrotullimit në hyrje të Klinës, raporton EkonomiaOnline.
Ministri Lekaj ka thënë se është bërë një zgjidhje e përkohshme ndërsa ka shtuar se ky rrethrrotullim do të zgjerohet kur të fillojë autostrada Kievë-Zahaqë.
“Ky do të jetë një rrethrrotullim do të jetë i përkohshëm dhe mendojë se kemi bërë një zgjidhje të mirë në lëvizjen e qytetarëve, mendoj se në të ardhëm do të zgjerohet sidomos kur të filloj autostrada Kievë-Zahaq sepse këtu do të jetë një udhëkryq shumë më i madh”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Klinës Zenun Elezaj ka thënë se është bëre një zgjidhje e mirë dhe pritjet janë evituar.
“Me këtë rrethrrotullim është bërë një zgjidhje shumë e mirë dhe rendi që ka qenë më i gjatë se 2 kilometra tani nuk ka fare pritje”, tha ai.
Ndërsa komandanti i stacionit policor në Klinë, Rexhë Berisha ka thënë se përmes këtij rrethrrotullimi që është bërë do të evitohen aksidentet.
“Është një punë e mirë që është bërë besoj se me këtë do të evitohen edhe aksidentet” ka thënë ai.