Imri Ahmeti mohon se ka aksion policor në komunën e Lipjanit

Lipjan | 24 Shk 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se nuk ka aksion policor në këtë komunë.

Policia e Kosovës është duke zhvilluar disa aksione në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Pas raportimit në media se aksioni u vazhdua edhe në Lipjan, Ahmeti për Klankosova.tv ka mohuar se ka prezencë të policisë në komunë.

“Unë jam në komunë dhe nuk ka asnjë aksion policor. Është e pavërtetë”, tha ai.

Aksion u zhvillua në komunën e Istogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme