Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në prani të kryeministrit në detyrë, Kurti dhe ministres Emilija Rexhepi, ka pranuar shpërblimin nga MAPL si ndër komunat me performancë më të mirë komunale.
Kryetari Ahmeti ka njoftuar se këto mjete për performancë të shkëlqyer të komunës së Lipjanit do të investohen në asfaltimin e rrugës “Marie Shllaku”, ndërtimi i shtratit të lumit “Janjevka” në Lipjan dhe Vazhdimi i shtegut të ecjes dhe bicikletave për gjatë lumit “Sitnica” deri te lidhja me rrugën “Marie shllaku”.
Statusi i plotë i tij:
Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e Grantit për performancë të mirë
Sot në pranin e kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurti dhe ministres së MAPL-së znj. Emilija Redžepi e nënshkruam marrëveshjen ndërmjet MAPL-së dhe Komunës së Lipjanit për grantin e fituar për performanc të mirë.
Mjetet nga fondi i MAPL dhe ambasades zvicerrane, suedeze dhe norvegjeze janë shperblim për performancën e mirë të komunës sipas indikatorve të publikuar nga MAPL.
Këto mjete do të investohen në asfaltimin e rrugës “Marie Shllaku”, ndërtimi i shtratit të lumit “Janjevka” në Lipjan dhe Vazhdimi i shtegut të ecjes dhe bicikletave për gjatë lumit “Sitnica” deri te lidhja me rrugën “Marie shllaku”
Një falënderim i veçantë DEMOS-it për ndihmën e vazhdueshme që po e jep në projekte të fushave të ndryshme në Lipjan.